Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përplasje e ashpër Balje – Krasniqi: Ti i bën dëm LGBT-së, e ke humb rrugën – Çfarë instituti i moralit je ti?

Gazeta10
07 August 2023 - 18:26

Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak është përplasur ashpër me gazetarin Vullnet Krasniqin për performancën erotike në DokuNights në kuadër të festivalit të filmit DokuFest.

Balje ia kujtoi gazetarit Krasniqi, se pavarësisht që është edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ajo vazhdon të jetë kundër performancave të tilla e që sipas saj askush s’mund t’a ndryshojë këtë.

Ajo i tha Krasniqit se e ka humbur rrugën dhe se komunitetit LGBT, po i bën vetëm dëme, transmeton Gazeta10.

“Gjuhë të urrejtjes kurrë s’kam përdorur. Duhet me kuptu një gjë, se njerëzit tjerë s’;mendojnë si ti. S’po du ti me ma imponu mu se çka me mendu. Unë jam kundër. Jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, dhe haptas them jam kundër. Ti mundesh me bë dëm të madh bash për komunitetin LGBT sepse e ke humbë rrugën.”, tha Balje në Info10.

E, gazetari Krasniqi ka vazhduar duke e kundërshtuar deputetën e duke e pyetur atë se çfarë instituti i moralit është që përfundon me konstatime të tilla.

“Turp është. Unë s’tentojnë me mendu ndryshimin tëndë. Çfraë instituti i moralit je ti me konstatu çka është e moralshme cka jo, kush e ka humbë rrugën e kush jo. A ki kontakt me Zotin a cka. Çka është morali sipas teje?” – tha Krasniqi.

Më poshtë momenti i plotë i përplasjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.