Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Rahovec, greva vazhdon, paga nuk ka

Gazeta10
02 September 2022 - 8:42

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë treguar për situatën në lidhje me grevën në Rahovec, raporton Gazeta10.

Latifi ka konfirmuar se edhe në Rahovec ka greva por ka theksuar se për raste sensitive në QKMF ofrohen shërbimet.

“Në QKMF ka aktivitete, ka shërbime, ndërkohë që por përpos rasteve që janë tepër sensitive edhe këtu ka grevë”, ka thënë Latifi.

Tutje, ai ka thënë se nuk ka paga për grevistët as në Rahovec.

“Deri në momentin që po flasim nuk kanë dalur pagat”, ka thënë Latifi.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është në një përplasje të madhe me grevistët në vend, meqë atyre ua ka ndalur pagat pasi punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil kanë hyrë në grevë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.