Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Punëtorëve shëndetësor nuk iu dalin pagat, kryetari i odës së mjekëve e quan veprim të papranueshëm

Gazeta10
02 September 2022 - 9:00

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleuart Sejdiu, ka thënë se as mjekët nuk kanë marrë pagat teksa ka thënë se kjo është e papranueshme, raporton Gazeta10.

“Fakti është se dje asnjë punëtorë shëndetësor nuk ka marrë paga, dhe kjo nuk mundet ndryshe të interpretohet si një ndëshkim në të vërtetë për shkak të përplasjes që që kanë Ministria e Financave me komunat. Kjo është e papranueshme duke pasë parasysh se sidomos tash është një fillimviti shkollor”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se kanë kontaktuar një numër të QKMF-ve por shumica dërmuese e tyre kanë thënë se punëtorët e tyre nuk kanë marrë pagat.

“Shërbimi parësor nuk i ka marrë pagat. Dje nga 16 QKMF që i kemi kontaktuar, 13 na janë përgjigjur se nuk i kanë marrë pagat”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është në një përplasje të madhe me grevistët në vend, meqë atyre ua ka ndalur pagat, pasi punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil kanë hyrë në grevë.

Kjo situatë e krijuar ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.