Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deri në një orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova

Gazeta10
09 Gusht 2023 - 8:08


Ardhja e mërgimtarëve gjatë verës në Kosovë, sjell edhe fluks tek pikat kufitare.

Më të ngarkuarat zakonisht në këtë kohë janë ato pika që lidhin Kosovën me Serbinë.

Sipas Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në Merdare.

Aty bashkatdhetarëve iu bie të presin deri në 15 minuta për të dal nga Kosova, derisa për të hyrë nga e njëjta pikë kufitare pritjet janë deri në 60 minuta, derisa kolona është 50 metra.

Ndërkaq, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, kurse për të hyrë deri në 10 minuta, ndërsa kolona është 200 metra.

Në pikat tjera kufitare tokësore, situata duket se është më e qetë, me pritje-daljet nuk shkojnë më shumë se pesë minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.