Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Weghorst i bashkohet Hoffenheimit

Gazeta10
09 August 2023 - 12:57

Sulmuesi i Holadës, Wout Weghorst është rikthyer në Bundesligë dhe i është bashkuar skuadrës së Hoffenheimit.

Weghorst është prezantuar të mërkurën te Hoffenheimi, ekip te i cili është huazuar nga skuadra e Burlneyt.

31-vjeçari është huazuar për një vit dhe ekipi gjerman ka opsionin e blerjes së tij verën tjetër, pasi Weghorst ka kontratë me Burnleyn deri në vitin 2025.

Ky është huazimi i tretë i tij prejse iu bashkua Burnleyt në janar të vitit 2022 nga Wolfsburgu, ekip për të cilin luajti gati katër vjet. Edicionin e shkuar, ai luajti 6 muaj për Beshiktashin dhe 6 muaj tjetër i kaloi te skuadra e Manchester Unitedit.

Në total, Weghorst shënoi 11 gola dhe bëri 7 asistime në 49 ndeshje të luajtura. Ai te Hoffenheimi do ta bartë fanellën me numrin 10 dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin në edicionin e ri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.