
Luton Town, klub i sapopromovuar në elitën e futbollit anglez, ka prezantuar një nga transferet më të mëdha në historinë e tij.
Luton ka arritur marrëveshje dhe ka zyrtarizuar nënshkrimin me Ross Barkley si transfer i lirë. Së fundmi, Barkley ishte pjesë e OGC Nice në Francë, mirëpo ndarja e tij me klubin erdhi në qershor të këtij viti.
Një herë e një kohë, Barkley konsiderohej si një nga talentët më premtues anglez, duke treguar paraqitje mjaft të mira me Everton.
Ato paraqitje i dhuruan një transferim në Londër te Chelsea, mirëpo që atëherë gjithçka shkoi si mos më keq.
Huazimi te Aston Villa u duk sikur i bëri mirë, por edhe aty nuk arriti të ‘shndërritë’, dhe kështu u transferua në Francë.
Luton Town këtë sezon arriti të promovohet në Premier League, pasi në finalen e play-offit triumfoi ndaj Coventry City.