
West Ham nuk po ndalet në këtë afat kalimtar të transferimeve.
Klubi nga Londra deri më tani ka siguruar nënshkrimet e Edson Alvarez e Harry Maguire, gjersa janë vënë në ‘gjah’ edhe për një emër tjetër.
West Ham ka arritur marrëveshje me Southamptonin për lirimin e mesfushorit anglez me shumë përvojë, James Ward-Prowse.
I gjithë ky transferim do t’i kushtojë klubit londinez rreth 30 milionë funte, me lojtarin që është pajtuar me kushtet personale.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Ward-Prowse do t’i kryejë testet mjekësore gjatë kësaj jave, para se ta kompletojë transferimin e tij në kryeqytetin anglez.
Mesfushori 28-vjeçar gjatë sezonit të kaluar ishte lojtari kyç i Southampton, por fatkeqësisht nuk arritën të sigurojnë një vend në elitë edhe për një sezon.
Anglezi edicionin e kaluar shënoi 11 gola e dhuroi 5 asistime në të gjitha garat.