Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Al-Ahli me ofertë për Thiagon

Gazeta10
10 August 2023 - 13:59

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli, i ka bërë ofertë zyrtare Liverpoolit për mesfushorin Thiago Alcantara, ka njoftuar “Sky Sports” të enjten.

Mësohet se Al-Ahli ka ofruar 12 milionë euro për spanjollin dhe marrëveshja mes klubeve pritet të finalizohet së shpejti.

Thiago pritet të largohet nga Liverpooli dhe është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ku ka marrë ofertë të majme.

32-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ekipit anglez iu bashkua para tre vjetësh nga Bayern Munichu.

Në rast se Thiago i bashkohet Al-Ahlit, atëherë do të bëhet lojtari i katërt i Liverpoolit që transferohet këtë verë në Arabinë Saudite.

Para tij, një lëvizje të tillë e kanë bërë edhe Jordan Henderson, Roberto Firmino e Fabinho.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.