
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Lincoln Red Imps.
Gjatë 45 minutave të parë, skuadër më e mirë ishte ajo e Ilir Dajës, mirëpo pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.
Ndërkohë, mysafirët nga Gjibraltari nuk arritën të kërcënojnë fare portën e mbrojtur nga Enea Koliqi.
Ndeshja e kthimit e këtij ballafaqimi do të luhet të enjten e 17 gushtit në “Victoria Stadium”.
Bëjmë me dije se fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me humbësin e ndeshjes Sheriff Tiraspol – BATE Borisov.