Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Me Edi Ramën kam raporte korrekte dhe të mira, por edhe mospajtime” – Flet Albin Kurti

Gazeta10
12 August 2023 - 16:49

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Tetovë në një intervistë për televizionin lokal “Koha TV”, Kurti u pyet edhe për raportet e tij me Ali Ahmetin e Edi Ramën.

Ai ka folur vetëm për raportet që ka me Ramën, të cilat thotë se janë korrekte dhe të mira.

“Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive”, tha Kurti.

Por kryeministrit Kurti rikujtoi anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

Kurti tha se ka kontakte edhe me krerët e partive të tjera politike shqiptare, por jo vetëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.