Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Veriu kurrë s’ka qenë më i sigurt” – Bahtiri: Qendrueshmëria e Kurtit, për tu përshendetur

Gazeta10
14 August 2023 - 18:02

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vlerësuar se veriu i Kosovës asnjëherë s’ka qenë më i sigurtë sesa tani pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.   

Për shtrirjen e sovranitetit dhe respektimin e ligjeve të Kosovës në veri, Bahtiri në Info10 meritat ia adresoi kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së tij, transmeton Gazeta10.

Tani është koha që të veprohet, sepse janë pjekur të gjitha kushtet që të mbahen zgjedhjet. Ata që i kanë organizuar dhunën, tubimet e presionet ndaj qytetarëve të veriut, sot nuk janë. Sot është i pranishëm pushteti lokal e qendror për të mbajtur rendinë e qetësinë.”, u shpreh Bahtiri në Info10.

E, ndërmjetësuesit evropian të BE-së, Bahtiri i ka quajtur të njëanshëm teksa shtoi se detyrë e tyre është lehtësimi i dialogut mes dy shteteve, e jo favorizimi.

“Qëndrueshmëria e Kurtit për mos me lëshu pe në drejtësi e mos me shkel Kushtetutën, është për tu përshëndetur.”, tha tutje ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.