Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“24 orë mendon qysh me i bashku shqiptarët” – Bahtiri i thur lavde Kurtit, e quan Hasan Prishtina i dytë

Gazeta10
14 August 2023 - 18:53

“Të gjithë shqiptarët – një, të bashkuar në BE”, – kështu po e vlerëson ish-kryetari i Mitrovicës nga Vetëvendosje, Agim Bahtiri vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Çair e në Tetovë.

Ai thotë se Kurti nuk do ta ndjek rrugën e kryeministrit shqiptar Rama siç bëri me iniciativën Ballkani i Hapur, e as të presidentit serb, Vuçiq me pretendime territoriale, por t’i orientojë shqiptarët drejt një rruge integruese të bashkuar.

“Ballkanin e udhëheqin me shumicë, e serbët në anën tjetër. Albini është duke e ba një punë të shkëlqyeshme pa pretendime territoriale, siç e ka Serbia. Por, t’i orientoj shqiptarët. Nuk e ka rrugën e Edi Ramës, sikur Ballkanin e Hapur. Albini e ka një program të vetë. Të gjithë shqiptarët një, të bashkuar në BE.”– tha ai në Info10.

Ai ka quajtur Kurtin politikanin më të pranueshëm në të gjitha trevat shqiptare, transmeton Gazeta10.

Bahtiri thotë se pritja që iu bë Kurtit në Çair e Tetovë ishte e njëjtë sikuse përkrahja që merr një yll i muzikës rock në një koncert të madh.

“Lisi nuk e vet askënd, sesa gjërë e thellë i lëshon rrënjët në trojet e veta…. Albin Kurtin mund ta quaj si një njeri më të pranueshmin në të gjitha trevat shqiptare. Është i vetmi Albini për momentin që e ka mundësinë e zërin që të flet në emër të gjithë shqiptarëve. Ne e pamë edhe në Maqedoni. Ai u bë si një yll i rock-ut që i mbledh me qindra mijëra veta për ta dëgjuar. Ai sot e ka popullin me veti, unë e kam quajtur Hasan Prishtina i dytë. Me mendje të shëndosh. Me intelegjencëne e visionin që e ka për të ardhmën e shqiptarëve. Kurti për momentin është i vetmi që mund t’i bashkoj shqiptarët. Duhet me ju përkulë të gjithë sepse e ka ngritur çështjen kombëtare në çdo vend e diploimaci.”– tha Bahtiri në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.