Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për Sharrin, akstivistët e natyrës kundër rrugës Prizren-Tetovë

Gazeta10
14 Gusht 2023 - 20:00

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Paralajmërimi i sërishëm i ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë nga kryeministri Kurti ka alarmuar ambientalistët dhe bjeshkatarët. Ata e shohin të rrezikshëm këtë nisëm që mund ta dëmtoj pasurinë kombëtare të Bjeshkëve të Sharrit. Thirrjes për ta bërë publik fillimisht projektin i është përgjigjur ministria e Infrastrukturës e cila ka një mendim tjetër.

Kjo është zona e Gurit të Zi që njihet në Bjeshkët e Sharrit e ku pritet të kaloj rruga që lidhë Prizrenin me Tetovën, e rikthyer në agjendë pas gati dy vitesh nga kryeministri Albin Kurti.

E ndodhur në lartësi mbi 2 mijë metra e me liqene të bukura, kjo zonë shpejt mund ta humbë këtë pamje.

Nga këta të fundit është thënë se ndërtimi i kësaj rrugë do të dëmtojë në mas të  madhe natyrën.

Bjeshkatari dhe një prej aktivistëev të turizmit, Taulant Hoxha i cili shumë shpesh frekuenton atë pjesë ku është propozuar rruga, thotë se ky investim do zvogëloj numrin turistëve.

Ai ka nisur kohë më parë një iniciativë në mbrojtje të Sharrit.

E disa nga qytetarët kanë thënë çdo projekt infrastrukturorë është i mirëseardhur .

Por, disa të tjera kanë hedhur kritika për këtë çështje.

Një qytetar nga Tuzi i Malit të Zi u shpreh se asnjë investim infrastrukturorë që dëmton natyrën pa një plan-projekt të mirëfilltë nuk duhet të implementohet.

E zvogëlimin e turistëev e bjeshkatarëve dhe dëmtimin e mundshëm të natyrës e kanë kundërshtuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Zëvendësministri, Hysen Durmishi ka thënë se ky investim nuk do të ndikoj në rënien e vizitorëve pasi për këtë çështje është menduar ndërtimi i tunelit e jo rrugët malore.

Sipas kësaj ministrie ende nuk dihet fillimi i punimeve derisa nga ta është thënë se është menduar që kostoja e këtij projekti mos të kaloj shifrën e 150 milion euro.

Ende askush nuk ka prezantur një plan ideor pos deklaratave publike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.