Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu me kabinetin e saj shpenzoi mbi 16 mijë euro për shtatë muaj

Gazeta10
16 August 2023 - 21:32

Raporti: Egzona Shala
Ministrja e Drejtësisë, e drejtuar nga Albulena Haxhiu, bashkë me kabinetin e saj prej 10 personave, ka shpenzuar mbi 16 mijë euro, për shtatë muaj e parë të këtij viti. Nga këto shifra, vetëm në muajin maj kanë shpenzuar gjysma e tyre. Nga të dhënat shihet se këshilltarja politike, Berita Abazi, në disa nga rubrikat e shpenzimeve kryeson në listë. Derisa ministres Haxhiu i figurojnë katër shpenzime jashtë vendit në muaj të ndryshëm, por vetëm një udhëtim të realizuar.

Mbi 16 mijë euro ka shpenzuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me kabinetin e saj, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në udhëtime jashtë vendit dhe reprezentacion.

Shifrave të larta të shpenzimeve u prin ministrja Haxhiu, duke tejkaluar shpenzimet e reprezentacionit, të cilat janë të kufizuara me udhëzim administrativ për këtë kategori.

Sipas nenit 13 të këtij udhëzimi, ministrat lejohen të shpenzojnë deri në 500 euro në muaj, por ministrja Haxhiu në muajin mars dhe prill e ka tejkaluar këtë shifër.

Në muajin mars Haxhiu kishte shpenzuar 535 euro, ndërsa në muajin prill, 516 euro.

Ndërkaq, këto beneficione i kanë shfrytëzuar 10 zyrtarët e tjerë të kabinetit, duke rritur shpenzimet e shtetit për 4074 euro.

Shpenzimeve të akomodimeve vendin e parë, Haxhiut ia merr këshilltarja Politike Berita Abazi, që kap vlerën afër 1000 euro.

Sipas të dhënave, Abazi ka udhëtuar vetëm një herë në shtatë muajt e fundit, por tek shpenzimet e saj, figurojnë tre akomodime.

As tek shpenzimet e tjera të udhëtimeve, Berita Abazi nuk e lëshon fronin e të parës, shpenzimet e të cilës kapin vlerën e 742 euro.

Nga pesë këshilltarët politik të ministres Haxhiu, Merita Abazi vazhdon të kryesoi në listën e shpenzimeve edhe në rubrikën e mëditjeve.

Vetëm në mëditje, kabineti i Haxhiut ka shpenzuar 3086 euro.

Në shtatë muajt e fundit, kabineti i ministres Haxhiu ka udhëtuar vetëm gjashtë herë, shpenzimet e të cilëve kapin vlerën afër 3000 euro.

Sipas të dhënave, ndonëse ministrja Haxhiu ka udhëtuar vetëm një herë, në tabelë figuron se ka shpenzuar në udhëtime për katër muaj radhazi.

Zyrtari me më pak shpenzime është këshilltari politik, Flamur Pireva.

Nga 16 mijë euro të shpenzimeve totale, vetëm në muajin maj, zyrtarët e kabinetit të Haxhiut, kanë shpenzuar mbi 7 mijë euro./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.