
Buxheti i komunave të Kosovës për vitin 2024 pritet të jetë në vlerë prej 742.3 milionë euro, apo ndryshe 90 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave Hekuran Murati i cili njoftoi se të mërkurën ka dorëzuar qarkoren e dytë.
Murati ka thënë se nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë, transmeton Gazeta10.
Postimi i plotë:
Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro
Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.
Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.
Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.
Suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat.