Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bajraktari përzgjidhet për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst

Gazeta10
17 August 2023 - 14:44

Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari është përzgjedhur për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott me anë të një postimi në Facebook.

“Kisha kënaqësinë të takoj sot pjesëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari e cila është përzgjedhur për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh FSK-në më të ndritshme dhe më të përkushtuar duke marrë pjesë në një nga institucionet kryesore ushtarake në botë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Abbott.

Ai e ka quajtur arritje e madhe për FSK-në të marrë pjesë në institucione të rëndesishme si Mbretëria e Bashkuar. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.