
Në lidhje me dorëheqjen e tre policëve serbë të saporekrutuar në Policinë e Kosovës, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila arsyen e dorëheqjes së tyre e quajti “rezultat direkt të kërcënimeve dhe frikësimit që vjen nga Serbia”.
“Dorëheqja e oficerëve policorë nga komuniteti serb vjen si rezultat direkt të kërcënimeve dhe frikësimit që vjen nga Serbi – dëshmi kjo e politikave që pasqyojnë taktikat e (Sllobodan) Millosheviqit”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Osmani, pavarësisht kësaj, tha se Kosova do të vazhdojë “të sigurojë gjithëpërfshirjen” në mbarë institucionet e vendit.