Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku mes tri automjeteve në Mramor, lëndohen tre persona

Gazeta10
26 September 2026 - 18:33

Një aksident trafiku njoftohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Mramor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. E njëjta, ka shtuar edhe se, në aksident janë përfshirë tri automjete, ku janë lënduar tre persona.

‘’Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.’’, ka thënë ajo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.