Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leci: Ministria e Sportit nuk ka bërë asgjë për sportin, po tregohen të papërgjegjshëm

Gazeta10
20 August 2023 - 23:26

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.

Gjatë diskutimit për Ligën e Parë të Kosovës, foli edhe Liridon Leci.

“MKRS-ja e këtij pushteti nuk ka bërë asgjë për aq vite sa është në pushtet, askund nuk ka vendosur asnjë gozhdë në futbollin kosovar.”, tha ai.

Në diskutim e tutje, ai vazhdoi me kritikat e tij në drejtim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Me sport mburremi, vetëm sporti na ka mbetur, Ministria shumë e papërgjegjshme.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.