Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Selmanaj: Kurti po i mbron hajnat dhe po i linçon prokurorët

Gazeta10
21 August 2023 - 12:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drtion Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin Kurti për mbrojtje të “hajnave” dhe për linçim dhe sulm ndaj prokurorëve.

Ai ka thënë se kjo është e papranueshëm dhe e gërditshme.

Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij. Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria. Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linçon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij. E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri Kurti, për rastin e arrestimeve në MINT lidhur me dyshimet për keqpërdorime në rastin e rezervave shtetërore ka thënë se nuk ka keqpërdorime, ndërsa ka akuzuar prokurorinë si bashkëpunëtore e kasës së vjetër politike, duke thënë se dosjet që kanë dorëzuar ministrat e tij për shkeljet në të kaluarën nuk janë marrë parasysh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.