Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bogdanoviq: Vulin ka urdhëruar të mos nis viti shkollor në veri

Gazeta10
21 August 2023 - 12:50

Politikani serb, Boban Bogdanoviq pretendon se “në bazë të disa informacioneve që posedoj, Shefi famëkeq i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, ka dhënë “urdhër” që të mos nis viti shkollor për nxënësit serbë në pjesën veriore të Kosovës”.

Bogdanoviq thotë se urdhri është që mësimi të nis virtualisht teksa një gjë të tillë e vlerëson vetëm si “vazhdimësi të përshkallëzimit të konfliktit”.

Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtori i BIA-s, ka lëshuar urdhër për ndalimin e nisjes së vitit të rregullt shkollor për nxënësit serb në veri të Kosovës. Do të mbahen orët online. Kjo është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.