Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cancelo, një hap larg huazimit në “Camp Nou”

Gazeta10
21 August 2023 - 13:31

Barcelona është pranë finalizimit të huazimit të portugezit Joao Cancelo nga skuadra e Manchester Cityt. “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se klubet vetëm do t’i firmosin dokumentet, përpara se Cancelo të zyrtarizohet te Barcelona gjatë kësaj jave.

Mësohet se marrëveshja është arritur tashmë mes të gjitha palëve dhe Cancelo me padurim po e pret kalimin e tij te Barcelona.

Ai nuk është pjesë e projektit të Pep Guardiolas dhe pëlqehet shumë nga trajneri i Barçës, Xavi Hernandez.

Krahas huazimit të Cancelos, Barça ka edhe opsionin e blerjes së tij pas një viti për 35 milionë euro.

Cancelo në pjesën e dytë të edicionit të shkuar ishte i huazuar te Bayern Munichu, ndërsa me Cityn ka kontratë deri në vitin 2029. 29-vjeçari ka luajtur edhe për Juventusin, Valencian, Interin e Benfican.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.