
Bayern Muencheni nuk përjashton largimin e mesfushorit Ryan Gravenberch këtë verë. Kështu shkruan të hënën “Sky” në Gjermani.
Klube të Premier Leagues së Anglisë mendohet se janë favorit për nënshkrimin e 21-vjeçarit holandez. Manchester Unitedi, Liverpooli, Milani dhe Napoli janë skuadrat e interesuara për holandezin.
Gravenberch nis sezonin e dytë me Bayernin, por nuk i garantohet paraqitja e rregullt nën drejtimin e Thomas Tuchelit.
Futbollisti i Holandës me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ai iu bashkua gjigantit gjerman nga gjiganti holandez, Ajax. Vlera e tij në treg është 30 milionë euro.