Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lugina fton Kurtin për vizitë dyditore

Gazeta10
02 September 2022 - 22:29

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi i ka bërë ftesë publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të qëndroj për një vizitë dyditore në Luginë.

Ftesa ndaj Kurtit vjen në ditën kur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia konfirmoi vizitën në Kosovë, kryeministres serbe, Ana Brnabiq, dhe po të njëjtin konfirmim e ka përmendur edhe Arifi në postimin e tij, shkruan Gazeta10.

“MPJ ka konfirmuar vizitën e kryeministrit të Serbisë në Kosovë. Kështu, më 5 shtator, zonja Brnabiq udhëton në minoritetin serb në veri të Kosovës. Ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për vizitë zyrtare dy ditore tek shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Arifi në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.