Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçak e pret Escobarin në Bruksel diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

Gazeta10
23 August 2023 - 10:27

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak tha se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun.

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X, ish-Twitter.

Lajçak në fund e përmbylli fjalin e tij  duke  falënderuar Escobarin për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.