
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në emsionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka thënë se nuk i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por ai tha është partner i ngushtë në LDK, raporton Gazeta10.
Ndaj kësaj deklarate të Ramës ka reaguar zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, duke e quajtur deklaratën e Ramës si “nonsens”.
Murtezaj tutje ka shkruar se Përparim Rama i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.
“Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë.
Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.
Çfarë nonsensi!”, ka shkruar Murtezaj.