Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abrashi shpërthen ndaj PDK-së: S’ka hequr dorë nga vrasja e kundërshtarëve, Klinaku instrument i tyre

Gazeta10
30 August 2023 - 14:17

Pas deklaratës së Faton Klinakut të OVL UÇK-së se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Artan Abrashi i cili ka thënë se Faton Klinaku ka qenë çdoherë konsistent. Sipas tij ai vazhdimisht ka deklaruar dhe deklaron mbështetjen e tij të hapur ndaj PDK-së.

Sipas Abrashit kjo që ka thënë Klinaku shtë dëshmia e qartë se PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet

“Faton Klinaku ka qenë çdoherë konsistent. Vazhdimisht ka deklaruar dhe deklaron mbështetjen e tij të hapur ndaj PDK-së. Përherë ka vepruar dhe vepron në koordinim të hapur me agjendën politike të PDK-së. OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegja e kulluar e PDK-së, instikti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur. Pse ndër mijëra fjalë për të ilustruar një mendim, ai zgjedhi pikërisht fjalën vrasje? Kjo fletë shumë. Është dëshmia e qartë se PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”, ka shkruar Abrashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.