Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet e reja| Peci kërkon takim me Kurtin dhe Osmanin

Gazeta10
30 August 2023 - 14:45

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka kërkuar takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani pasi sipas tij, udhëzimi administrativ nuk është forma e duhur për të shkuar në zgjedhje.

Peci në një prononcim për GazetaBlic thotë se nëse një takim i tillë do të ndodhte, mund të arrihej ndonjë marrëveshje për të mirën e veriut.

“Unë gjithmonë e kam parë më të arsyeshme që katër kryetarët e komunave të veriut, të kenë një takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Gjatë atij takimi ndoshta mund të kishim arritë të krijojmë një marrëveshje”, tha Peci.

Tutje Peci shtoi se shkuarja në zgjedhje përmes këtij peticioni nuk është i arsyeshëm.

“Përmes këtij peticioni nuk e shoh të arsyeshme për të shkuar në zgjedhje, por nëse ndodhë për katër komunat e veriut, mendoj se duhet të ndodhë për gjithë Kosovën”, tha ai.

“Përfundimisht, sipas meje mënyra më e mirë është që të ndodhë një takim mes kryetarëve dhe kryeministrit apo presidentes, pastaj të merret një vendim i përbashkët”, përfundon Peci për GazetaBlic.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.