Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona pritet të finalizojë marrëveshjet me Cancelon dhe Felixin në ditën e fundit të merkatos

Gazeta10
31 August 2023 - 13:05

Barcelona pritet t’i bëjë dy goditje në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Ekipi katalan është shumë pranë marrëveshjes me dyshen portugeze, Joao Cancelo dhe Joao Felix.

Që të dy këta futbollistë pritet të kalojnë te kampioni në fuqi i Spanjës në formë huazimi.

Me Cancelon ekipi katalan ka arritur marrëveshje ditë më parë për një huazim, teksa mbrojtësi i krahut sonte pritet të udhëtojë në Kataluni për të finalizuar marrëveshjen.

Në anën tjetër, Joao Felix muajin e kaluar kishte shprehur haptazi dëshirën për të luajtur te Barcelona, ndërsa klubi është duke punuar që të transferojë sulmuesin portugez përpara se të mbyllet afati kalimtar.

Përveç transferimeve, në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Barcelona pritet të largohet dyshja Ansu Fati dhe Clement Lenglet, të cilët po ashtu do të kalojnë në formë huazimi te Brightoni dhe Aston Villa.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.