Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E trishtë| Ishte duke punuar tokën, bie në kontakt me rrymën dhe vdes 31-vjeçari

Gazeta10
02 September 2023 - 9:56

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë në fshatin Biçukas të Divjakës mëngjesin e kësaj të shtune, ku një 31-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po punonte tokën.

Policia bën me dije se i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në momentin që ishte duke punuar.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të vdekjes së 31-vjeçarit.

“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.