
Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje. Një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj.
Bëhet fjalë për 37-vjeçaren Amanda Pushani.
Marsela Pushani plagosi për vdekje të motrën, Amanda Pushani këtë të diel në Tiranë.
Kjo e fundit ishte e papunë dhe vuante nga problemet me alkoolin. Sipas dëshmisë së 40-vjeçares viktima kishte shkuar e dehur në shtëpi në momentin që ndodhi krimi dhe kishte disa shishe birrë në dorë.
Siç tregoi Marsela ato po debatonin pasi po i kërkonte llogari për gjendjen e saj duke qenë se kishin rënë dakord që s’do pinte më. Ishte Amanda ajo që kishte marrë thikën në dorë dhe duke tentuar t’ja hiqte ajo e kishte plagosur për vdekje, raporton Euro News Albania.
Dy motrat jetonin me të ëmën në shtëpi dhe të dyja planifikuan të fshihnin krimin duke thënë se vdekja erdhi për shkaqe natyrale.