
Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga partnerët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Dubravë të Kaçanikut, për çka u arrestua një person nën dyshimet për dhunë ndaj të dashurës së tij.
I dyshuari Sh.B u ndalua për 48 orë nga policia e Kosovës.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Gjykata ka vendosur që ta aprovojë kërkesën dhe t’ia caktojë një muaj paraburgim 23-vjeçarit të dyshuar për këtë rast.
Sipas informacioneve të para, ai po dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e kishte dërguar të dashurën në shtëpinë e tij, ku e ka rrahur e për të mos mbaruar me kaq e ka dërguar më pas në mal dhe është zhdukur.
Pasi vajza kishte arritur të largohej prej aty, e ka njoftuar Policinë për detajet e asaj që kishte ndodhur, me ç’rast ka kërkuar ndihmë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.