
Kryetari i Partisë Demokrate, Lulzim Basha në një pronocim për media ka thënë se poziten e kryetarit të grupit parlamentar do ta delegoj tek njëri nga nënkryetarët e grupit.
Basha tutje shtoi se u bënë thirrje të gjithë deputetëve të shohin përtej interesave personale duke shtuar se beteja jonë është për qytetarët.
“Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë. Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.”-tha Basha për mediat”, ka thënë Basha.