
Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona në Prizren, pas operacionit kundër trafikimit me substanca narkotike.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policorë, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit”.
“Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, konfirmoi Kelani.
Policia në vazhdimësi është kryer operacione në luftë kundër substancave narkotike.
Edhe më 12 maj policia e Kosovës, kishte kryer një operacion në disa rajone të ndryshme të Kosovës.
“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante ka realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, kishte thënë Kelani.
Operacioni ishte zhvilluar në Gllarevë të Klinës dhe se ishin konfiskuar substanca narkotike.