Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV-ja thërret konferencë për media, s’merr pjesë në seancë të jashtëzakonshme

Gazeta10
04 September 2023 - 12:53

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media nga ora 13:00, ndonëse një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e teksteve shkollore është thirrur nga ora 12:00.

Seanca e jashtëzakonshme aktualisht ka nisur, por që asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk është në sallë, ndërsa nga kabineti, prezente është vetëm ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, trasnmeton Gazeta10.

Deputetët e Vetëvendosjes as përkundër thirrjes së kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, që të gjitha grupet parlamentare të marrin pjesë në seancë, nuk i janë përgjigjur ftesës së të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.