Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“I mungojmë njëri-tjetrit çdo dite, por ky është çmimi i lirisë”- Thaçi në intervistën ekskluzive flet për mallin që ka ndaj djalit të tij

Gazeta10
04 September 2023 - 19:42

Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Nacionale nga Haga, ku po vazhdon të qëndrojë si i paraburgosur i Gjykatës Speciale.

Në intervistën e gjatë, Thaçi është pyeter se për cka e merr malli më së shumti për Kosovën  ai ka thënë se mmë së shumti e merr malli per familjen e djalin e tij Endritin.

“Për familjen, të rri dhe të bisedojë i lirë me ta: Lumen, Endritin, i cili tani u rrit dhe u bë burrë, të merrja pjesë në ceremoninë e tij të diplomimit, të shëtisja maleve, bjeshkëve të bukura të Kosovës, të përcillnim ndeshje futbolli së bashku, apo të kalonim së bashku ndonjë ditë skijimi në bjeshkët e Brezovicës. Të bisedonim për ëndërrat e tij jetësore, apo për ndonjë film apo libër etj.I mungojmë njëri-tjetrit çdo ditë, por ky është çmimi i lirisë.E di që mallëngjimi është deri diku dobësi, por paraqet edhe njerëzi: jemi njerëz nga mishi dhe gjaku”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se ka mallë edhe për prindërit e tij pasi që janë në fazën e moshës së thyer, po ashtu ai ka treguar se takimin me të vitin e kaluar ishte shumë emocionues.

“Po, më ka marrë malli për prindërit të cilët kanë hyrë në fazën e moshës së thyer, edhe pse flas shpesh përmes telefonit. Ardhja e tyre vitin e kaluar këtu në vizitë ishte një emocion i veçantë dhe i paharrueshëm.Vizita ime para do kohësh, më 29 maj 2023, e cila u krye në ruajtje dhe shoqërim të DHSK, në vendlindje në Burojë, biseda me prindërit, për disa orë, paraqet një mrekulli të jashtëzakonshme njerëzore. Koha dhe biseda me ta ishte më e veçanta në jetën time. Evokuam kujtime të së kaluarës, biseduan për rrethin e ngushtë dhe të gjerë familjar, për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Janë të bekuar që kanë plot mbesa e stërmbesa, nipa e stërnipa. Po e jetojnë pleqërinë të qetë, krenarë dhe dinjitozë.Jam i mallëngjyer për njerëzit që i dua dhe më duan, që më besuan për më tepër se dy dekada, në procesin e përbashkët të ndërtimit të Kosovës së lirë, të pavarur, tolerante, zhvillimore”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.