Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas miratimit të Ligjit për Specialen, qytetarët festojnë në shesh

Gazeta10
07 October 2026 - 0:04

Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, atmosfera në Prishtinë është kthyer në festë.

Në shesh janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët kanë nisur të festojnë pas votimit në Kuvend.

Qytetarët janë parë duke brohoritur dhe duke shprehur gëzimin e tyre për miratimin e ndryshimeve ligjore, ndërsa në shesh mbizotëron atmosferë festive.

Miratimi i projektligjit në Kuvend erdhi pas një debati të gjatë politik dhe protestave të zhvilluara jashtë ndërtesës së Kuvendit, ku qytetarë dhe përfaqësues të veteranëve kishin kërkuar që ndryshimet të miratoheshin.

Festimet në shesh po vazhdojnë, ndërsa qytetarët po qëndrojnë të mbledhur në qendër të Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.