
Nezir Kraki nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, kanë qenë në lidhje direkte në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ku kanë diskutuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë diskutimit, Kraki i është drejtuar Lushtakut duke thënë se nëse ka pajtim mes palëve, Ligji për Specialen mund të kalojë edhe sonte në lexim të dytë në Kuvend.
“Nëse jemi krejt dakord, mund ta kalojmë edhe sonte në lexim të dytë Ligjin për Specialen”, ka deklaruar Kraki./Gazeta10