Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Justina Shiroka-Pula presidentja e re e Republikës së Kosovës

Gazeta10
07 October 2026 - 0:17

Kandidatja e propozuar fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje, akademikja Justina Shiroka-Pula, është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula është një emër i njohur në botën akademike dhe institucionale të Kosovës. Në vitin 2025, ajo u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë institucion, i themeluar në vitin 1975. Në këtë pozitë ajo pasoi akademikun Mehmet Kraja.

Ajo ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka përfunduar në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit. Më pas, ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Karrierën profesionale e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 ka filluar punën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, Shiroka-Pula ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka kryer gjithashtu trajnime të ndryshme profesionale në universitete dhe institucione akademike ndërkombëtare.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Shiroka-Pula është angazhuar edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Në politikë, ajo ka mbajtur postin e ministres së Energjisë dhe Minierave të Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011. Më pas, nga viti 2011 deri më 2014, ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.