Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Gazeta10
06 October 2026 - 23:29

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji është hedhur në votim në seancën e sotme të Kuvendit, pas diskutimeve dhe përplasjeve të shumta politike lidhur me ndryshimet e propozuara.

Me miratimin në lexim të dytë, projektligji kalon procedurat e mëtejshme për hyrjen në fuqi, në përputhje me procedurat ligjore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.