
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, është në debatin për situatën në veri edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, njëherish ekspert i qeverisjes lokale, Besnik Tahari i cili ka thënë se kryetarët në veri duhet të japin dorëheqje sepse sipas tij ata nuk kanë legjitimitet.
Analisti Nexhmedin Spahiu ka pyetur Tahirin se si e kishte zgjidhur ai këtë situatë po të ishte kryeministër i Kosovës?
Tahiri tha që së bashku me presidentin dhe KQZ-në do të merrte vendim për largimin e kryetarëve në veri.
Spahiu ka ngritur dilemen që si mund të largohen kryetarët në veri kur ata nuk e dëshojnë Kurtin e leje më Tahirin.
Tahiri në formë shakaje ka thënë se “mua nuk po më dëgjojnë fëmijët e mi e leje më të tjerët”. Kjo ka bërë që të plasin të qeshura në studion e emisionit “Politiko”. /Gazeta10/