Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Vjen oferta rekorde për Salah, Liverpooli përgjigjet sot

Gazeta10
06 September 2023 - 12:17

Dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror në Arabinë Saudite, ka një rinisje të re nga skuadra Al-Ittihad, që tani është e gatshme të paguajë 250 milionë euro për të kompletuar transferimin e Mohamed Salah.

Një ofertë e paprecedentë në historinë e futbollit, e cila, megjithë insistimet e trajnerit Jurgen Klopp, tashmë duket se po lëkundet edhe vet skuadra angleze, por edhe vetë sulmuesin egjiptian, të cilin klubi saudit është gati ta mbulojë me ar.

Egjiptiani i është ofruar një kontratë trevjeçare me mbi njëqind milionë euro, si dhe përfitime të shumta dhe kontrata të tjera sponsorizimi.

Përgjigja përfundimtare nga Liverpooli dhe lojtari pritet të vijnë sot.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.