Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeqiri: Mbi 50 dorëheqje këtë vit nga policia e Kosovës, shkak pakënaqësitë e mëdha

Gazeta10
06 September 2023 - 17:08

Në emisionin “Raport” me gazetarin Naim Sadiku, në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i sindikatës së policisë së Kosovës, Imer Zeqiri duke folur për pakënaqësitë e policëve të Kosovës ka thënë se kanë dorëzuar peticion dhe tani po presin reflektim nga institucionet e vendit duke u nisur nga presidentja.

Ai ka thënë se janë mbi 50 dorëheqje vullnetare nga policia vetëm këtë vit dhe shumica prej tyre lidhen me pakënaqësitë e tyre.

“Policët e kanë të ndaluar grevën por që po presin reflektim nga institucionet e vendit për t’i realizuar kërkesat e tyre”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.