Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia konfiskon armë lidhur me rastin e kanosjes në Gjakovë

Gazeta10
06 September 2023 - 22:13

Me datën 16.03.2023, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë ju kanë përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.

Zyrtarë Policorë në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore, njofton sot policia.

“Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Po ashtu tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, tha policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.