
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke komentuar ndeshjen e së shtunës mes perfaqësuesës së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, ish futbollisti dhe këngëtari Afrim Muqiqi ka hedhur kritika të shumta në drejtim të analistëve të futbollit në studiot televizive.
Ai tutje ka thënë se në studio televizionet thonë se Ilir Daja nuk dinë asgjë por atij duhet me ia heqë kapuqin.
“Trajneri më i mirë shqiptar, ia ka sjellë 10 milion ballkanit për dy vite, shkoj dy herë në fazë të grupit”, ka thënë Muqiqi për Dajën.
Ai tutje ka përmendur grupacionet që sipas tij krijohen në federatë.
“Futbollisti duhet të jetë i qetë e jo të këtë brengen e grupacioneve”, ka thënë Muqiqi.