
Pas debatit të ashpër që po zhvillohet për Kodin Civil në studion e emisionit “Politiko” dhe deklaratës së gazetarit Vullnet Krasniqi që ka informata se 14 deputetët e VV-së pasi të dështojë kodi do të krijojnë parti me pikëpamje islamiste, Kanal 10 ka marrë qendrimin nga deputeti Visar Korenica.
Korenica në një përgjigje me shkrim për televizionin e gazetarëve ka thënë se Qeveria do ta ketë mbështetjen për të gjithë platformën programore me të cilën kanë kërku mbështetje nga votuesit.
Sipas tij çështjet tjera janë subjekt i diskutimeve të tyre dhe për disa çështje bijnë dakord, për disa tjera jo.
“Kjo është rruga dhe qasja demokratike që duhet ta ndjekim kur kemi dallime. E rëndësishme është të punojmë në të mirën e popullit dhe për popullin, në çfarëdo pozicioni që mund të ndodhemi”, ka thënë Korenica. /Gazeta10/