Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lojërat Mesdhetare në Prishtinë, Krasniqi përgëzon Komunën dhe Komitetin Olimpik

Gazeta10
08 September 2023 - 19:51

Kryetari i Partisë Demokdratike të Kosovës (PDK) ka reaguar pas vendimit që Lojërat Mesdhetare të mbahen në Prishtinë.

Ai ka përgëzuar të gjithë ata që kanë punuar në këtë drejtim.

“26 shtete, 19 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 2 nga Azia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i dhënë shkëlqim e frymë sportive Kryeqytetit tone” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Prishtina organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030! 🙌

Përgëzime Komitetit Olimpik të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë për Sport, si dhe të gjithë atyre që janë angazhuar për të arritur këtë sukses.

26 shtete, 19 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 2 nga Azia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i dhënë shkëlqim e frymë sportive Kryeqytetit tonë.

Mirëardhshi në Kosovë. Urime të gjithëve!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.