Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i Presidencës i reagon serbëve: Sportistët tuaj do të vijnë në Kosovë për Lojërat Mesdhetare

Gazeta10
09 September 2023 - 18:48

Kosova ka fituar organizimin e Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Kandidatura “Prishtina 2030” ka marrë 58 vota pro, ndërsa shtatë ishin kundër.

Por, Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar kundër këtij vendimi të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke thënë se është ndërhyrje e politikës në sport.

Sipas Komitetit Olimpik të Serbisë, “pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me 8 vota kundër”.

“Komiteti Olimpik i Serbisë dënon ashpër këtë lloj ndërhyrje të politikës në sport”, thuhej mes tjerash në reagimin e Komitetit Olimpik të Serbisë”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndaj deklarimeve të Serbisë ka reaguar shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka rikujtuar tekstin e një slogani nacionalist që ishte shfaqur së fundi në Serbi ku thuhej: “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.

“Mendoj se ka më shumë kuptim të thuhet: “Kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”, në vend të thirrjes shoviniste për luftë të lyer me sprej nëpër Serbi!”, ka shkruar Vela në platformën ‘X’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.