
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Kosovës, Shqipërisë dhe ndeshjeve të tyre.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen Anel Rashkaj, Ardian Hoxha, Kujtim Zebica dhe Kushtrim Mushica.
Gjatë diskutimit, foli edhe Kujtim Zebica.
“Kosova e ka armën më të fortë në lojtarët e krahut, kemi një sulmues po ashtu që shënon gola në një nga ligat më forta të Evropës.” – tha Zebica.
Zebica po ashtu dha edhe disa kritika në drejtim të lojtarëve të Kosovës.
“Me kombëtaret e vogla, Kosova duhet të paraqitet sa më mirë, pasi që pikët e humbura ndaj Andorrës e Bjellorusisë na dëmtojnë në kualifikim.” – tha ai.