Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isufi: Kosova tregoi disiplinë taktike në ndeshjen ndaj Zvicrës

Gazeta10
10 September 2023 - 23:27

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Kosovës, Shqipërisë dhe ndeshjeve të tyre.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen Anel Rashkaj, Ardian Hoxha, Kujtim Zebica dhe Kushtrim Mushica.  

Gjatë diskutimit, foli edhe Bekim Isufi.

“Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Kosova tegoi paraqitje të mirë dhe tregoi disiplinë taktikë, asnjë lojtar nuk doli nga kërkesat e trajnerit Gliha.” – tha ai.

Tutje, Isufi foli pak edhe për tifozët e kombëtares së Kosovës.

“Tifozëria e Kosovës për ndeshjen e mbrëmshme duhet përgëzuar, shpalosën një koreografi mjaft të mirë e thumbuese për disa, por në të kishte edhe një mesazh për ata që e keqpërdorin Kosovën” – përfundoi analisti i emisionit “Kampionët”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.